Aksidentoi për vdekje të moshuarit, arrestohet shoferi nga Elbasani

Aksidentoi për vdekje të moshuarit, arrestohet shoferi nga Elbasani

61
0
Shares

Një aksident i rëndë i mori jetën një cift të moshuarish.  Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Vloçisht pasditen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Një makinë përplasi burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk arritën të mbijetojnë.

Policia njofton se është arrestuar shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY