Publikohet VIDEO e Ronaldos me gruan e shqiptarit, e cila e akuzon...

Publikohet VIDEO e Ronaldos me gruan e shqiptarit, e cila e akuzon për përdhunim…

129
0
Shares

Cristiano Ronaldo ka pranuar se akuzuesja për përdhunim ka thënë disa herë jo përpara se ata të kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel të Las Vegasit. Kjo,  sipas dokumenteve të publikuar së fundmi nga Der Spiegel.

Dokumentet, që janë në pronësi të Der Spiegel, përmbajnë një pyetësor ku ylli i Juventus-it, ka pranuar se amerikania Kathryn Mayorga, i ka thënë jo disa herë  në Hotels Palms Place gjatë qershorit të vitit 2009. Futbollisti portugez ka pranuar se akti ishte i vështirë. Dhe që ai i ka kërkuar falje pas përfundimit të aktit. Në dokumentet e shtatorit  të vitit 2009, Ronaldo identifikohet si X dhe Ms Mayorga si Ms C.

Pamjet e mbrëmjes ku Ronaldo dhe 34-vjeçarja kanë kaluar momente intime teksa kërcenin e përqafoheshin në club janë bërë publike. Video po bën xhiron e rrjetit. Momentet private mes tyre mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

Gruaja që ka akuzuar futbollistin Christiano Ronaldo për përdhunim ka qenë e martuar me një shqiptar. Gazeta gjermane, Der Spiegel, që publikoi e para denoncimin dhe tani do të përballet në gjykatë me Ronaldon, shkruan se Kathryn Mayorga është diplomuar për gazetari dhe se në vitin 2008 ajo është martuar me një barist shqiptar.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY