Në burg për plagosjen e efektives, Daniel Dobraj apelon ndryshimin e masës

Në burg për plagosjen e efektives, Daniel Dobraj apelon ndryshimin e masës

83
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, për 18-vjeçarin Daniel Drobaj dhe për një nga banorët më aktivë të protestës tek Unaza e Re, Dorian Protoduari.

Menjëherë pas këtij vendimi Daniel Drobaj dhe Dorjan Protoduari kanë apeluar sot pranë Gjykatës së Apelit vendimin, ku kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

18-vjeçari akuzohet se hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës e cila degjeneroi në dhunë para Kuvendit.

Drobaj u arrestua nga policia rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim.

Më herët Daniel Drobaj, 18 -vjeçari , në një lidhje telefonike për Fax News nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë, u shpreh se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar me grushte dhe shpulla nga 4 civilë dhe nga drejtori.

Ai i kërkoi falje publike polices. Ai u shpreh se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY