Flet djali i shqiptarit të vrarë në Korfuz: Babai im nuk kishte...

Flet djali i shqiptarit të vrarë në Korfuz: Babai im nuk kishte probleme

138
0
Shares

Xhulio Zilfe, djali i shqiptarit të vrarë në Korfuz të Greqisë, thotë se babai i tij nuk ka pasur asnjëherë probleme me askënd. Ai thotë se përkundër pretendimeve në mediat greke se ka masur fillimisht sherr midis 63 vjeçarit Petrit Zilfe dhe autorit të vrasjes.

Intervista dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në News 24:

-E përcollët babain?

Xhulio Zilfe: Po e përcollëm të shtunën.

-E kthyet vetë trupin nga Greqia?

Xhulio Zilfe: Po vetë.

-Ti jeton në Berat dhe nuk jeton në Greqi. Ti e telefonove babain?

Xhulio Zilfe: Unë kam telefonuar me motrën dhe mamin se babai dilte.

-Si e morët vesh për ngjarjen?

Xhulio Zilfe: Ai nuk vonohej kurrë dhe çdo dreke kthehej në shtëpi. Telefoni i dilte i fikur dhe koha është e keqe. Pasi pamë që gjithçka nuk ishte mirë dolën e kërkuan. Shkuan në polici dhe e denoncuan. Filloi kërkimet dhe policia dhe në mëngjes mora lajmin se me njoftoi mbesa se gjyshin e kanë nxjerrë të vdekur.

-Çfarë bëtë më pas?

Xhulio Zilfe: E morën i bënë autopsinë dhe të premten kemi marrë trupin.

-Kur morët vesh për vrasjen ku dyshuat?

Xhulio Zilfe: Vrasësi tani ka dalë se ne kemi menduar se nuk kemi pasur probleme me asnjë, Babi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Greqi.

-Dini diçka tjetër nga policia se thonë se është vrarë nga Agimi i Artë?

Xhulio Zilfe: Unë nuk e di. Shumë media thonë gjëra të pabaza. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj…. Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet.

-Ju jeni në dijeni që vrasësi ka avokat. Po familja juaj?

Xhulio Zilfe: Po po e ndjekim ngjarjen. Mua më ka rënduar shumë këto që lexoj. Babai im shikonte punën e vet dhe nuk kishte lidhje me asgjë. Unë dola që të mos spekulohet lajmet për babain tim.

-Të ka ofruar ndihme ambasada shqiptare në Greqi. Ke kontaktuar?

Xhulio Zilfe:  Jo.

63 vjeçari doli të dielën e shkuar nga shtëpia e tij në Lefkimi të Korfuzit ku jetonte prej vitesh për të mos u rikthyer më. Duke qenë se familja nuk mundi të lidhej me të në telefon, lajmëroi policinë. Viktima u gjet i hedhur në një kanal të hënën në mëngjes nga një shofer i rastit. Ai rezulton të jetë vrarë nga një armë gjahu me dy plumba, ndërsa autor i ngjarjes është një 44 vjeçar grek, anëtarë i Agimit të Artë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY