Kryemadhi në selinë blu, çfarë u diskutua gjatë takimit me Bashën

Kryemadhi në selinë blu, çfarë u diskutua gjatë takimit me Bashën

107
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu ndërkohë nga ana tjetër  në Kuvend po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe se takimi në selinë blu ka zgjatur vetëm pak minuta.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se në takim janë diskutuar çështjet e fundit politike në vend.

Në fokus të diskutimeve të tyre ishin dhe protestat e qytetarëve në Tiranë për Unazën e Re.

Githashtu, është folur  dhe për strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre.

Gjithashtu besohet se diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku opozita pritet që të dalë me kandidatë të përbashkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY