Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Meta ka një apel...

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Meta ka një apel për institucionet

46
0
Shares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara,deklaron se institucioni që ai drejton ofron mbështetje të plotë për këtë kategori.

Meta në një postim në “Facebook”, shprehet se ndihet i kënaqur që ekziston një rampë për ta në Presidencë.

Presidenti nuk ngurron t’i bëjë një apel dhe institucioneve të tjera, që të ndërtojnë lehtësime për këtë kategori, në mënyrë që të kenë një akses sa më të plotë.

Shkrimi i plotë:

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY