Ndalimi i makinave me prodhim mbi 10 vite, deputeti: Vendim diskriminues i...

Ndalimi i makinave me prodhim mbi 10 vite, deputeti: Vendim diskriminues i nxitur nga grupe klienteliste

69
0
Shares

Deputeti demokrat Tritan  Shehu ka komentuar vendimin e fundit për ndalimin e importit të makinave me prodhim mbi 10 vite.

Sipas tij, ky vendim është marrë nisur nga interesa klientaliste të disa grupeve të lidhura me Rilindjen.

Reagimi i plotë

Nje vendim diskriminues financiar ndaj shumices se qytetareve, pa perfitim te ndjeshem ambiental, i nxitur nga grupe klienteliste, ai i bllokimit te importit te makinave me prodhim mbi 10 vite, do te hyje ne fuqi si sot nje muaj.

Favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtesira fiskale e jo duke penalizuar popullesine tone, me te varfer ne Europe.

Ndersa per permiresimet ambjentale duhet te aplikohen se pari te tjera masa:

1-Per sigurimin e standarteve europiane ne cilesine e karburanteve.

2-Per normat e kontrollet teknike reale te automjeteve.

3- Per ndalimin e plote te importit te gomave te perdorura.

Te treja keto jane thellesisht te komprometuara apo te deformuara nga nivelet e larta te korrupsionit ne qeverisje.

4-Per ndertimin e permiresimin e rrugeve, si dhe lehtesimin e trafikut ne qytete, gjera per te cilat gjendja po perkeqesohet.

Mos aplikimi njeherazi i ketyre masave e bejne kete nje pseudo vendim ambjental, qe vetem demton shumicen e qytetareve e perkon me interesat e disa grupeve biznesi te lidhura me Rilindjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY