Çfarë po ndodh me Noizyn? Ja ish-anëtarët që i dolën kundër

Çfarë po ndodh me Noizyn? Ja ish-anëtarët që i dolën kundër

303
0
Shares

Noizy është një prej reperëve shqiptarë, i cili hyri në tregun shqiptar duke sjellë rrymën e rapit kur ishte vetëm 19 vjeç.

I prezantoi të gjithëve grupin e tij “OTR” dhe ia doli që me punë të madhe të krijojë hite muzikore. Në karrierën e tij pati bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Ndër ta ishin dhe Enca me Seven Saraçin. “Lufta” mes tij dhe Encës dihet, por një tjetër ish-anëtar i ka dalë kundër.

Seven Saraçi zgjodhi të bashkëpunojë me rivalin e tij, Don Phenom, me të cilin solli para dy ditësh  projektin “Ti po rren”.

Me reperin nga Shkodra punoi edhe Enca me këngën “Kujt po i han” që tashmë është kthyer në hit. Të dy projektet duket sikur duan t’i japin një mesazh artistëve të estradës.

Don Phenom është një reper i ri që arriti të depërtojë shumë shpejt në muzikën shqiptar. Para se të shpërngulej në Shqipëri, ai bënte diss-e që i dedikoheshin Noizyt dhe grupit OTR.

Por tani ka zgjedhur që të thumbojë pa përdorur emra. Kujtojmë se Noizy solli hitin “Bow down” në duet me Encën dhe “Si me kon zezake” në duet me Seven Saracin. Vetëm projekti me artistin nga Kosova vazhdon të mbetet në kanalin në Youtube./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY