Rita Ora në një lidhje dashurie me aktorin e njohur të filmit...

Rita Ora në një lidhje dashurie me aktorin e njohur të filmit ‘Spider-Man’

65
0
Shares

Rita Ora është duke dalë me aktorin e Spider-Man, Andrew Garfield.

Garfield, i cili luajti rolin kryesor në  “The Amazing Spider-Man” të vitit 2012 dhe në  vazhdim në vitin 2014, ishte në një lidhje për katër vjet deri në vitin 2015,  me aktoren e ‘La La Land’, Emma Stone, 30 vjeç. 

Së fundmi, ai është parë të dalë me Ritën dhe të shoqërohen më shpesh se zakonisht. 

Në ditët e fundit gjërat kanë filluar të avancojnë dhe thuhet se shumë shpejt do të jenë në një lidhje.

Është ende ditë shumë e hershme, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shohin se çfarë ndodh nëse e provojnë bashkë”, shkruan the Sun.

Rita para 3 muajsh ishte në një lidhje me një muzikant. Ndarjen me të Rita e kaloi me sportivitet,pasi  këngëtarja nuk e ka shumë të vështirë kapërcimin e momenteve të vështira dhe për këtë i erdhën në ndihmë edhe angazhimet e shumta muzikore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY