‘Rama shoumen, Thaçi karrierist i sëmurë’, shkrimtari: Kur do të shpëtojmë nga...

‘Rama shoumen, Thaçi karrierist i sëmurë’, shkrimtari: Kur do të shpëtojmë nga ëndrrat e tyre të dëmshme?

52
0
Shares

Shkrimtari Kim Mehmeti ka adresuar kritika dhe komente për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se të dy janë karrieristë të sëmurë. Shqipëria sipas tij, është peng i ëndrrës së një piktori të dështuar, që është dhe kryeministri i saj.

Mehmeti shkruan ka ardhur koha që shqiptarët në të dy anët e kufirit ti zgjojnë nga gjumi politikanët e tyre, duke reaguar.

Reagimi i plotë

Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!

“Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë!

Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi.

(lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!”

Interviste

Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!“Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë! Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi (lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!” (Kim Mehmeti)

Publiée par Kim Mehmeti sur Jeudi 29 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY