Partizani fiton me përmbysje derbin Kryeqytetas, bardheblutë “dështojnë” sërish

Partizani fiton me përmbysje derbin Kryeqytetas, bardheblutë “dështojnë” sërish

41
0
Shares

Rubin Hebaj vesh me të kuqe kryeqytetin. Sulmuesi shkodran ishte autori i një përmbysje të paharrueshme ndaj Tiranës, duke shënuar një dopietë në fitoren 2-1 që Partizani arriti ndaj bardhebluve.

Në “Selman Stërmasi” u luajt një takim mjaft i luftuar me dy skuadrat që ishin futur në fushën e lojës me synimin e njëjtë, fitoren. Me pjesën e parë që dhuroi vetëm disa raste sporadike, fraksioni i dytë ishte i gjithi për tu shijuar.

Vetëm 6 minuta nga rikthimi në fushë i skuadrave, Grent Halili zhbllokoi shifrat. Talenti 20 vjeçar mori një top korrombolesk shumë pranë zonës së vogël dhe me një gjysëm-parabël mposhti Hoxhën. Kaq u desh që “demat” të tërboheshin.

Skënder Gega nisi të lëviz kartat, duke hedhur në sulm dyshen shkodrane Hebaj-Çinari. Binom që funksionoi, me Çinarin që mjaftoi për të dhënë shkëndija, ndërsa Hebaj për të goditur kundërshtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY