Kontrabandë në Kapshticë, arrestohet doganieri dhe 3 persona të tjerë, 1 në...

Kontrabandë në Kapshticë, arrestohet doganieri dhe 3 persona të tjerë, 1 në kërkim

96
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar një doganier në Kapshticë për “Shpërdorim detyre”.

Policia njofton se doganieri akuzohet pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe 3 shtetas të tjerë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Kapshticë.

Arrestohet një doganier për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Arrestohen dhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.

R.Sh, 29 vjeç,

K. M 23 vjeç,

P. V, 45 vjeç,

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY