“Fordi“ përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

“Fordi“ përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

85
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë një person tjetër.

Policia thotë se  aksidenti ndodhi në aksin rrugor Belsh-Peqin, në fshatin Pekisht.

Shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY