FOTO/ “Koka” e trafikut të kokainës, njihuni me jetën luksoze të shqiptarit

FOTO/ “Koka” e trafikut të kokainës, njihuni me jetën luksoze të shqiptarit

251
0
Shares

Ismail Rebeshi është shqiptari i arrestuar në Viterbo të Italisë si narkotrafikanti më i madh lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar.

35-vjeçari, i cili pjesën më të madhe të kohës jetonte në kryeqytetin e krahinës në Tuscia, publikonte herë pas herë foto nga jeta e tij luksoze në rrjetet sociale.

Udhëtime, tatuazhe dhe puron që e kishte fiksim thuajse në çdo foto që publikonte, kjo ishte një pjesë nga jeta dinamike e shqiptarit.

‘Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepruan gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj. Trafikimi i drogës ishte shpërndarë në ishull dhe kishte kontakte me furnizuesit në Itali, Kolumbi dhe Shqipëri’, thotë hetuesi.

Nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, Rebeshi arriti të furnizonte grupin sardian me një 1 kg e gjysmë heroinë dhe 6 kilogram kokainë. Kokaina ishte e pastër në masën e 93%.

Në vetëm pesë muaj, midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, organizata do të kishte importuar rreth 85 kg drogë në Sardenjë. “Blerë nga tregtarët me shumicë në 3 milion e 400 mijë euro, në tregun me pakicë do të ketë sjellë 10 milionë euro”, nënvizoja policja.

Përfshirja e shqiptarit me drogën nuk është e re, pasi kur ishte 22 vjeç, ai u kap me 1 kg kokainë me vlerë 50 mijë euro.

Për këtë krim, ai u dënua përfundimisht me tre vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë. Pesë vjet më vonë, në vitin 2010, Rebeshi përfundon sërish në pranga për trafikim ndërkombëtar të drogës. Ai u dënua dy vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY