EMRI/Aksidenti në Shkodër, makina godet biçikletën, vdes 60-vjeçari

EMRI/Aksidenti në Shkodër, makina godet biçikletën, vdes 60-vjeçari

109
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i ndodhur këtë mesdite në Shkodër.

Mësohet se viktima ka qënë me bicikletë teksa makina e ka përplasur për vdekje.

Emri i viktimës është Petrit Barbullushi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit  Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër

Policia ka   shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e  mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të  rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY