Iu gjetën 300 mijë euro në shtëpi, ja me sa vite burg...

Iu gjetën 300 mijë euro në shtëpi, ja me sa vite burg u dënua ish-gjyqtari

138
0
Shares

Gjykata ka dhënë dënimin me 2.6 vite burg për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion.

Prokuroria kërkoi 4 vite burg për Mirin, po për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, gjyqtari u dënua me 2.6 vite burg.

Shkëlqim Miri është hetuar në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ish-gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY