Arsyet pse e humbim shoqërinë pas mbarimit të universitetit

Arsyet pse e humbim shoqërinë pas mbarimit të universitetit

65
0
Shares

Ardhja në universitet në një qytet të ri është një përvojë e re, por mund të jetë dhe një mundësi e mirë për të bërë miq të rinj dhe për të rivlerësuar miqësitë e vjetra. 

Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Oksfordit, lëvizja në universitet ka një efekt të dëmshëm në qarqet shoqërore të fëmijërisë. Studenti mesatar humbet 40 për qind të miqve të tyre ekzistues çdo gjashtë muaj, nëse ata nuk ndërmarrin hapa për të mbajtur këto marrëdhënie. Nuk është çudi që bërja e miqve është një përparësi kryesore kur shkon në universitet.

Por teksa bën dhe miq të rinj në universitet, fillon dhe e kupton që shumë prej tyre, pas përfundimit të universitetit nuk dëshiron t’i mbash më. Për këtë janë disa arsye:

1. Njerëzit ndryshojnë

Kjo është e pashmangshme. Një pjesë e madhe e të rriturve i zgjedhin personat me të cilët rrinë- sepse tani, munden. Këtë e bëjnë jo se duan të rrinë me dikë në shkollë, pasi nuk e ndjejnë nevojën për t’u shoqëruar me njerëz vetëm për lehtësi.

2. Njerëzit nuk ndryshojnë

Ndërsa ti rritesh, do të kesh grumbulluar besime dhe mënyra të të menduarit që të formësojnë personalitetin. Nëse ju mendoni se miqtë e vjetër nuk janë rritur së bashku me ju, apo fare, atëherë mund të jetë koha për të vlerësuar nëse miqësia është e vlefshme për tu ruajtur apo jo.

3. Ju keni përparësi të reja

Ju keni një grup prioritetesh të reja kur lëvizni për në universitet. Ju tani jeni më të angazhuar me studimet dhe karrierën tuaj të ardhshme dhe disa miqësi nuk mbijetojnë si rezultat. Është e trishtuar, por ndodh.

4. Miqësitë toksike

Disa miqësi nuk vlejnë për kohën tuaj dhe së shpejti do të kuptoni se ti lësh gjërat të drejtojnë rrjedhën e tyre është gjëja më e mirë që mund të bëni. Mund të vazhdoni të shqetësoheni për to, por nëse nuk ju bëjnë të ndiheni mirë për veten, atëherë kjo nuk është një miqësi që ju duhet të investoni.

5. Keni miq të mjaftueshëm

Nëse jeni të kënaqur me miqësinë tuaj të re dhe nuk e ndjeni nevojën për të ruajtur ato të vjetra, kjo është plotësisht e mirë. Kur të rriteni, ju vlerësoni natyrshëm marrëdhëniet për të parë se si po punojnë për ju.  Bëhet fjalë për prioritizimin e miqësive që sjellin më të mirën në ju dhe anasjelltas. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY