Ish-kandidati për kryeprokuror nuk kalon Vetingun, KPK: I papërshtatshëm

Ish-kandidati për kryeprokuror nuk kalon Vetingun, KPK: I papërshtatshëm

74
0
Shares

Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuror Artur Selmani.

Seanca dëgjimore me prokurorin u zhvillua të enjten, ndërsa sot trupi gjykues dha vendimin. Trupi gjykues përfaqësohej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Kujtojmë se Selmani ishte një nga 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

KPK duke iu referuar DSIK thotë se Selmani është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në Cole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit.

Kush është prokuror Selmani?

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY