Detaje nga arrestimi i portierit të Partizanit, çfarë zbuloi policia

Detaje nga arrestimi i portierit të Partizanit, çfarë zbuloi policia

459
0
Shares

Detaje të reja mësohen për arrestimin e portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Shkaku i arrestimit të tij ishte alkoli, pasi policia e kapi atë në gjendje të dehur, ndërsa drejtonte automjetin e tij në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W. Bush”, në Tiranë.

Gazeta ‘Panorama’ shkruan se referuar burimeve nga Policia e Tiranës mësohet se nga matja e nivelit të alkoolit me aparaturën “Drager”, ka rezultuar se portieri i Partizanit e kishte “shkelur” me pijet alkoolike.

Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Vetë 31-vjeçari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY