Zbardhet dëshmia e Ina Nukut, 24-vjeçarja rrëfen momentet nga shpërthimi i kapsollës

Zbardhet dëshmia e Ina Nukut, 24-vjeçarja rrëfen momentet nga shpërthimi i kapsollës

102
0
Shares

Është zbardhur dëshmia e Ina Nukës, efektives e cila mbeti e plagosur nga protesta e së enjtes.

Sipas dëshmisë së saj, 24-vjeçarja ka treguar për prokurorët  e cështjes, se shpërthimi ka ndodhur përballë në drejtim të Komunitetit Mysliman.

24-vjecarja ka rrëfyer gjithë sa ndodhi nga përplasja para parlamentit me protestuesit.

Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike e kapsolla.

24-vjecarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësisht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë.

Kujtojmë se ajo është nisur për në Turqi ku do ti mundësohet një ndërhyrje e specializuar për dorën e dëmtuar.

Në aeroport Ina Nuka është përcjellë nga ministri i Brendhsëm, Sandër Lleshi ndërkohë që Kryeministri ka ndërhyrë vetë për kurim urgjent të polices jashtë vendit.

Rama e ka vizituar një ditë më parë në spital Ina Nukën ku edhe i premtoi mjekim në Turqi ndërkohë që i dhuroi një iphone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY