Përplasje me armë te Lef Sallata, policia rrëfen detaje

Ndaje

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, pasditen e së premtes. Disa persona janë konfliktuar dhe më pas kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit, bënë me dije burime të top chanel në Vlorë.

Ende nuk ka të shoqëruar dhe policia është në ndjekje të autorëve. Sipas njoftimit të publikuar sonte në mbrëmje policia thekson se nuk ka gjetur shenja të një konflikti me armë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, në një rrugicë midis pallateve është marrë informacion për një konflikt.

Menjëherë pasi policia ka shkuar në vendin në fjalë nuk ka konstatuar ndonjë konflikt të hapur apo persona të dyshimtë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e personave të përfshirë në konflikt.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje