Edi Rama: Në këto zgjedhje do të fitojmë Kukësin

Edi Rama: Në këto zgjedhje do të fitojmë Kukësin

226
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë fitore të reja surprizë për PS. Rama tha se në zgjedhjet e qershort të 2019, PS do të fitojë bashkinë e Kukësit. ‘Këtë e them me siguri’, tha Rama.

Rama nuk përmendi ndonjë emër që pritet të kandidojë në këtë bashki. Ndërkohë që qeveria po forcon përmes koncesioneve dhe lejeve të tjera kompaninë Kastrati. Nje prej aksionerëve të saj ka qenë edhe deputet i PS për një mandat në këtë bashki. Ai ështe edhe një familjar i afërt i pronarit më të madh të Kastratit.

Kryeministri ishte i ftuar në emisionin Java në RTSH.

Po ashtu Kryeministri dhe kryetari i PS-së nuk tha se kush do të jenë kandidatët e PS në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY