PROTESTA/Policja humb gishtat e dorës, një tjetër humb dëgjimin, prokuroria nis hetimet

PROTESTA/Policja humb gishtat e dorës, një tjetër humb dëgjimin, prokuroria nis hetimet

193
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së mbajtur sot para parlamentit ku pati policë dhe panorë të plagosur.

BalkanWeb shkruan se një grup pune i prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me policët e dëmtuar dhe të goditur, dhe një grup tjetër i prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kryejnë veprimet në vendngjarje.

Në total janë 13 efektivë të policisë të shtruar në spital, ndërkohë që ky informacion mësohet nga burime mediatike dhe jo zyrtarisht nga policia.

Po të njëjta burime thonë se janë 12 protestues të shtruar në spital. Nga ana tjetër, informacionet që vijnë nga urgjenca e spitalit të Traumës, bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka humbur 4 gishtat e njërës dorë, ndërsa një tjetër ka humbur dëgjimin.

Policia e shtetit, në faqen e saj zyrtare ka bërë publike vetëm numrin e të efektivëve të plagosur pa dhënë shumë detaje lidhur me dëmtimet apo me numrin e protestuesëve të plagosur.

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 22 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY