DETAJE/570 kg drogë e kapur në Qafë Thanë, 7 të arrestuar dhe...

DETAJE/570 kg drogë e kapur në Qafë Thanë, 7 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

131
0
Shares

Sasia e drogës të kapur ditën e djeshme ka qenë 570 kilogramë kanabis.  Sipas burimeve, 7 persona janë arrestuar deri tani dhe një është shpallur në kërkim.

E gjithë sasia në fjalë e drogës ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky furgon dyshohej se  do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Sipas burimeve  në operacionin antidrogë të zhvilluar gjatë kësaj mesjave morën pjesë policia e Elbasani si dhe forcat speciale. Ato e ndaluan furgonin me drogë jo shumë larg Pikës së kalimit Kufitar e me Maqedoninë.

Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u  shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit me ngarkesën prej 570 kg kanabis sativa. Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton  të jetë  në pronësi të një biznesi  nga Qarku  i Fierit.

Dyshohet se pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Aktualisht janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun e sasisë prej 570 kg kanabis sativa disa prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY