570 kg drogë e kapur në Qafë Thanë, zbulohet cila kompani ka...

570 kg drogë e kapur në Qafë Thanë, zbulohet cila kompani ka në pronësi furgonin

167
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ndalimi i furgonit me drogë në Qafë Thanë. Është mësuar  se kujt i përket furgoni i cili po transportonte 570 kg kanabis. Sipas burimeve, është në pronësi të një  firme fasonerie këpucësh me pronar Ilir Dauti.

Bëhet fjalë për firmën “Silda shpk” e themeluar në 30 nëntor të vitit 2001.

E gjithë sasia në fjalë e drogës ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky furgon dyshohej se  do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u  shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit me ngarkesën prej 570 kg kanabis sativa. Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton  të jetë  në pronësi të një biznesi  nga Qarku  i Fierit.

Dyshohet se pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY