‘Unaza e Re’, ARRSH jep sqarime për dëmshpërblimin e banorëve dhe menaxhimin...

‘Unaza e Re’, ARRSH jep sqarime për dëmshpërblimin e banorëve dhe menaxhimin e trafikut

82
0
Shares

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qëndro në një  konferencë për mediat, ka dhënë sqarimet lidhur me zbatimin e projektit te ‘Unaza e Re’ në Tiranë.

Për projektin ai sqaroi se do të fillojë procesi fundor për vlerësimin e banesave që janë me vërtetim pronësie. Për dëmshpërblimin që është dhe një ndër kërkesat e banorëve që protestojnë, Qendro tha se se do të bëhen të gjitha vlerësimet e objekteve.

Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, tha Qendro.

Qendro u shpreh se kanë fillura procedurat për të menaxhuar trafikut, duke bashkëpunuar me policinë rrugore.

Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar,tha Qendro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY