DETAJE/Sherr në Hipotekën e Fierit, goditet me grushta juristi

DETAJE/Sherr në Hipotekën e Fierit, goditet me grushta juristi

105
0
Shares

Një përplasje dhe konflikt ka ndodhur brenda ambjenteve të Hipotekës në Fier.

Një 57-vjeçar ka  goditur me grushta jursitin brenda Hipotekës. Policia menjëherë ka bërë arrestimin e tij.

Personi i arrestuar është  Astrit Shanaj. Ai dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY