VIDEO/ Polici i bën thirrje për të ndaluar, shoferi nuk “kursen” plumbat...

VIDEO/ Polici i bën thirrje për të ndaluar, shoferi nuk “kursen” plumbat në drejtim të tij

203
0
Shares

Policia e Arkansasit ka lëshuar pamjet e një momenti dramatik të përplasjes me armë të oficerëve të policisë dhe një personi.

Sulmuesi Luis Cobos Cenobio hapi zjarr papritur me një pistoletë në Uashington County Cpl. pasi oficeri i policisë Brett Thompson i bëri thirrje të ndalte pas një shkelje trafiku.

Policia bën me dije se i pandehuri i armatosur hapi zjarr papritmas me breshëri plumbash në drejtim të policisë, duke shkaktuar disa vrima në mjetin e forcave të rendit.

Sipas policisë, Thompson ndaloi automjetin me dy pasagjerë ndërsa po udhëtonte poshtë Steele Road, Tontitown. Megjithatë, kur oficeri shkoi për t’iu afruar makinës, shoferi “hapi menjëherë derën e dhe filloi të qëllonte”.

Incidenti zgjati vetëm 53 sekonda.

Cenobio i plagosur u arratis nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua më 11 nëntor në Springdale, Arkansas, dhe u dërgua në spital. 29-vjeçari tani përballet me burgim dhe pritet të dënohet për tentativë vrasjeje të policit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY