Humbja me Skocinë, deputeti: Boll shatë në italisht, fajtorët e vërtetë i...

Humbja me Skocinë, deputeti: Boll shatë në italisht, fajtorët e vërtetë i keni para syve…janë shqiptarë…

253
0
Shares

I njohur për komentet dhe kritikat e tij ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe konkretisht të Armand Dukës, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar dhe ndaj rezultatit zhgënjyes të Shqipërisë në ndeshjen e saj me Skocinë.

Braçe nuk fajëson Panuccin për këtë rezultat duke theksuar se ai është i përzgjedhuri si me bast për  Shqipërinë. Sipas Braçes fajtorin e kemi para syve, janë ata që kanë në pronësi gjithë  Kombëtaren.

Braçe këmbëngul në reformimin e Kombëtares, duke sjellë këtu në vemendje ecurinë e një ekipi si Kosova.

Reagimi i plotë

Kush mendon qe fajin e ka Panuci, gabon, madje gabon si perserites! Panuci eshte njeri aty,i perzgjedhur si #Bast, jo si Trajner.#Shqiperine e mundi Skocia e dyte, jo ekipi i pare, i dyti i tyre;#Shqiperia si ekip nuk egziston!Por pertej tij,ESHTE FUTBOLLI I KETYRE!Kane shpikur futbollin e tyre dhe, eshte i tille, humbes prej aftesise, humbes me dashje!
#HUMBES, nga 17 vjecaret deri tek te rriturit, ata qe “luajten” sot!

Te mundesh prej aftesise eshte krejt normale, gare eshte, fitohet dhe humbet! Por kur humb me dashje, te ve poshte, te mban aty, nuk ngrihesh dot me; E ben njehere por nuk e ke ne kontroll!

Nuk eshte 90 minuta, kurre! Nis tek ajo qe mendon per Kombetaren; Nuk mund te jete ekipi i “njerit”, “atij”! Se eshte ekipi i njerit, atij, hyn e del, rri por edhe zhduket fare, Cilido, shpesh pa cilesi, pa minuta, diletant por sillet aty se menaxheret e tyre kane aksesin e duhur.

Kombetarja duhet rithemeluar! Kete here mbi NDERSHMERINE!
Por, Ky, Ata qe kane pronesuar futbollin nuk e bejne dot! Nuk kane as nderin e diturine per ta bere!

Kosoves, vijojme ti grabisim lojtare, ne fakt duhet ti kishim marre nderin, talentin, pasionin, disiplinen, deshiren, dinjitetin, organizimin dhe seriozitetin, duke patur mbi kurriz peshen e rende te Kombit!
Naten e mire dhe boll shate ne italisht, ta kerkojme, pranojme, korrigjojme, fajin ne shqip!

Nje here te vetme ta pranojme! I keni para syve fajtoret! Jane shqiptare, madje nga ata qe nuk e meritojne, kurre!
vo: Kosova eshte nje bukuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY