VIDEO/Protesta kundër taksës së karburantit, humb jetën një grua, lëndohen disa të...

VIDEO/Protesta kundër taksës së karburantit, humb jetën një grua, lëndohen disa të tjerë

303
0
Shares

Protestat në Francë kanë shkuar keq, duke shënuar kështu dhe viktimën e parë.

Një grua humbi jetën ndërsa njoftohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar teksa demonstruesit e zemëruar dolën në rrugë kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Ata në shenjë protestë, zbarkuan në rrugët kryesore, duke bllokuar qarkullimin e makinave në të gjithë Francën.

Protestueset femra u goditën pasi një shofer nuk e pranoi bllokimin e rrugës. Mijëra protestues të veshur me jelekët e verdhë, bllokuan autostratat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Macron.

Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron për braktisjen ndaj tyre.

Z. Macron pranoi këtë javë se ai nuk kishte arritur të pajtonte njerëzit francezë me udhëheqësit e tyre.

SHKRIM I DETAJUAR NË MEDIAT E HUAJA-Kliko

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY