VIDEO/ Humb 4-0, stadiumi shpërthen kundër trainerit: Panuci, Panuci, faffanc…!

VIDEO/ Humb 4-0, stadiumi shpërthen kundër trainerit: Panuci, Panuci, faffanc…!

130
0
Shares

 

Kombëtarja e Kristian Panuçit humbi me turp sonte në “Loro Boriçi” duke u mundur 4-0 nga Skocia në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja skoceze dominoi të gjithë takimin duke filluar nga minuta e 14-të e në vijim. Pikërisht në këtë minutë Frajser kaloi në avantazh të tijtë pas një gabimi të Xhakës. Pak minuta më pas kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të kuq, pas goditjes me kokë të kundërshtarit. Fleçer do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë përmes një penalltie.

Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4. Një fitore e merituar e skocezëve përballë një Shqipërie të pafuqishme, që nuk arriti të gjuante qoftë edhe njëherë të vetme në kuadrat. E gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin, i cili duket se i vuri kapak zhgënjimeve ma paraqitjen e sotme.

Pas pësimit të golit të katërt nga Skocia, i gjithë stadiumi filloi të bërtiste në kor, ku “Plisat” dhe tifogrupe të tjera, bërtisnin kundër teknikut Panuçi.

“Panuçi, Panuçi vaffanculo!” – dëgjohej në stadium. Për më tepër shihni edhe videon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY