Reshje bore në disa zona, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

Reshje bore në disa zona, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

100
0
Shares

Temperaturat e ulëta përgjatë natës, kanë sjellë që në disa zona të bjenë dhe reshjet e para të dëborës.

Kryesisht, janë mbuluar nga bora, disa fshatra në juglindje, jug dhe veri të vendit. Që prej ditës së djeshme, fshati Dardhë në Korçë, vazhdon të jetë mes reshjeve të borës, ndërkohë që dhe në Gramsh mësohet se trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm.

Ndërkohë në zona si Lura, Kalaja e Dodës  Selishta dhe fshatrat e rrethit të Bulqizës  kanë vështirësi në qarkullim për shkak të trashësisë së borës. Iu bëhet apel drejtuesve të mjetit të tregojnë kujdes në aksin Korçë-Dardhë.

Meteoalb parashikon që gjatë fundjavës, moti të jetë në kushte të paqëndrueshme, ku vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shira të dobët në pjesën tjetër, kryesisht në jug të vendit.

Po ashtu, java tjetër do të nisë me reshje shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulëta deri nga e mërkura tjetër kur pritet rritje graduale e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY