Ministri i Brendshëm takim me strukturat e policisë në Lezhë

Ministri i Brendshëm takim me strukturat e policisë në Lezhë

60
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi po zhvillon takimin e tij të radhës, këtë herë i zhvendosur në një tjetër qytet.

Mësohet se ai po zhvillon një takim me strukturat e policisë në Lezhë. Bëhet e ditur se takimi me drejtuesit e policisë po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zhvilluar disa ditë më parë takime dhe me strukturat e policisë në Shkodër dhe në Elbasan dhe Durrës,  vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë, ndërsa ky shënon takimin e tij të katërt.

Ditën e djeshme, pak orë para mbarimit të afatit, presidenti Ilir Meta e dekretoi Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, vendim i cili pas lirimit nga titulli ‘gjeneral’, i hapi rrugë emërimit, pasi kështu presidenti nuk do të shkelte kushtetutën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY