FOTO/Del ekspertiza: Pse u aksidentua autobusi me nxënës në Qafë-Thanë

FOTO/Del ekspertiza: Pse u aksidentua autobusi me nxënës në Qafë-Thanë

462
0
Shares

Aksidenti në Qafë-Thanë ndodhi si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë nga ana e shoferit.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, autobusi ka qenë duke ecur me 75 km/ h në momentin që është futur në kthesën që u aksidentua, ndërkohë që në atë pjesë të segmentit shpejtësia e lejuar ishte 40 km/ h.

Shqiptarja.com shkruan se jo vetëm në kthesën që aksidentua, por edhe gjatë lëvizjes nga Pogradeci dhe deri në Qafë Thanë ku doli nga rruga, autobusi  ka qenë me shpejtësi.

Sipas të dhënave të dalë nga analizimi i tahografit, një pajisje e montuar në bordin e automjetit dhe shërben për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit, vërtetohet se autobusi ka qënë në shpejtësi dhe favorizuar nga lagështia në rrugë, shoferi ka humbur kontrollin.

Ndërkohë që segmenti ku autobusi u përplas me bordurat metalike nuk ka sinjalistikë rrugore.

Kujtojmë se brenda në autobus kishte 40 nxënës të cilët fatmirësisht shpëtuan për mrekulli.

Pamje të autobusit:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY