Basha takon konservatorët britanikë: Ja si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë...

Basha takon konservatorët britanikë: Ja si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në PD

76
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se janë hedhur hapat e parë për të implementuar një një standard europian të përzgjedhjes së kandidatëve deputetë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim sot me përfaqësues të Partisë Konservative Britanike të partisë së kryeministres Theresa May në pushtet, nga të cilët ka marrë mbështetje për vendimin historik të PD-së, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza.

Ai u shpreh se kandidatët që do të përzgjidhen nga PD duhet të kenë për bazë interesin, publik, qytetar, dhe vlerat demokratike.

Duke iu referuar situatës në Shqipëri, e cila sipas Bashës,është në krizë, se parlamenti është mbushur me persona që nuk kanë shpesh asnjë lidhje me partitë, ai vijoi të thotë se PD po vepron në dy drejtime: me ligjin e dekriminalizimit dhe me propozimin për vetingun e politikanëve.

”Sot demokracia shqiptare ndodhet në një krizë të thellë. Qytetarët shqiptarë shohin se përfaqësohen nga njerëz në Kuvend që s’kanë lidhje me partitë politike, siç është organizuat e Rilindjes, ku në mesin e saj gjendjen biznesmen me kredencialë të dyshimta. Kjo duhet të marrë fund. Që të marrë fund PD po kontribuon në dy drejtime. Në procesin e dekriminalizmit, dhe përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve, përmes vet reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe të partive politike. Kemi hedhur hapin konkret të ndryshimit statutor dhe po marrim përvojën më të mirë në botë, për seleksionim të kandidaturave”, tha Basha.

LIVE – Deklaratë për mediat

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 17 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY