VIDEO/Do të shpëtonte Bashën apo Ramën nëse i kërkonin ndihmë? Ja si...

VIDEO/Do të shpëtonte Bashën apo Ramën nëse i kërkonin ndihmë? Ja si përgjigjet Meta

273
0
Shares

Ilir Meta i është përgjigjur ‘Pyetjes që vret’, rubrikë që Arian Cani e ka pjesë në emisionin e tij në ‘Zonë e Lirë’.

Çani e pyet nëse do të ketë përplasje mes tij dhe Edi Ramës në zgjedhjet vendore ose në zgjedhjet e ardhshme pasi atij t’i mbarojë mandati si president.

Meta ka kthyer përgjigjen se do të ketë zero përplasje nga ana e tij.

Në pyetjen e radhës, Çani e ngacmon duke pyetur se a bindet se kryeministri Rama nuk mposhtet dot më me mjete politike, ndërsa Meta iu përgjigj se ky është një provokim.

Çani ka vijuar sërish me një pyetje tjetër, për të marrë qoftë dhe një reagim nga ana e Metës apo qëndrim lidhur me partitë. Pyetja e tij ishte nëse do të shpëtonte Edi Ramën apo Lulzim Bashën nëse do të kërkonin ndihmën e tij.

”Do të çoja atë shqiponjën me dy koka t’i shpëtonte të dy’ i është përgjigjur Meta duke e mbyllur këtë rubrikë me fjalët se ai nuk e njeh frikën as në tokë as në qiell.

LIVE – Në Zonë e Lirë

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 16 novembre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY