EMRAT/Arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali, u kapën me heroinë dhe kokainë

EMRAT/Arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali, u kapën me heroinë dhe kokainë

193
0
Shares

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Padovas pasi akuzohen për trafik droge.

Të dy janë trafikantë të një niveli mesatar, që do të thotë se kishin kohë e ushtronin këtë gjë. Të arrestuarit janë Ismet Bure 36 vjeç dhe Selion Kepi 28 vjeç, jo të panjohur për policinë dhe ligjizbatuesit në Itali, pasi janë me preçedentë të mëparshëm për drogë dhe krime kundër pronës.

Aktiviteti i tyre konsistonte në blerje të drogës, ku më pas e shisnin në  sasi të konsiderueshme drogash të forta në zonat mes Padovës dhe Venecias.

Të dy raportohet se jetonin në komunën Mira, në Venecia, ndërsa në Itali qëndronin në mënyrë klandestine.

Gjatë ndalimit, raportohet se atyre iu gjetën me vete 1.7 kg kokainë e cilësisë së lartë, të ndara në paketime prej 500 dhe 100 gram. Ndëkohë, policia ka sekuestruar rreth 4 kg kokainë e heroinë në total.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY