Emërimi i Lleshit, Vasili: Ishte njëherazi dhe një ditë e mirë…

Emërimi i Lleshit, Vasili: Ishte njëherazi dhe një ditë e mirë…

172
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama ka shkelur kushtetutën në rastin e gjeneralit të emëruar zv.ministër të brendshëm.

Vasili thotë se kryeministri sot është në pozitën më të keqe në raport me ligjin duke shtuar se ai abuzon me të.

”Ndaj emerimi antikushtetues i gjeneralit si zv.minister megjithse ishte dite e keqe per dhunimin e kushtetutes, ishte njeherazi dite e mire per te qartesuar per kedo dhunimin e kushtetutes nga ky kryeminister”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

Kushtetuta,qe fundosi Kryeministrin.

Kryeministri eshte sot ne poziten me te keqe ne raport me ligjin qe ndonje kryeminister mund te kete patur ndonje here.

Shkelja flagrante e kushtetutes e kryer ne rastin e gjeneralit te emeruar zv.minister i brendeshem eshte tanime nje prove shume rende dhe pa asnje alibi.

Kryeministri I qorruar nga psikomania e karriges se, pushtetit,abuzues arrogant me ligjin,i varfer ne konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor,vulgar dhe profan ne arsyetimin politik te situatave kritike, qe vendi kalon,tashme ka rene plotesisht ne batakun e paligjshmerise.

Streha e fundit e arrogances eshte paligjshmeria, e cila eshte edhe paradhoma e denimit te pashmangshem prej ligjit.
Kryeministri e ka shkelur kushtetuten,e ka shperdoruar detyren e ka neperkembur ligjin ndaj do te pergjigjet pa asnje diskutim, ligjerisht per kete.

Koha e fituar nga mbrojtja qe i siguron nje prokurori e kapur nuk sherben per asgje pasi denimi eshte i pashmangshem dhe i afert.
Tanime ky kryeminister ka kaluar dhunshem vijen e kuqe te detyrimit te zbatimit te kushtetutes dhe ligjit.

Ndaj emerimi antikushtetues i gjeneralit si zv.minister megjithse ishte dite e keqe per dhunimin e kushtetutes, ishte njeherazi dite e mire per te qartesuar per kedo dhunimin e kushtetutes nga ky kryeminister.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY