Arsyeja, ja pse Meta e dekretoi Sandër Lleshin këtë javë

Arsyeja, ja pse Meta e dekretoi Sandër Lleshin këtë javë

186
0
Shares

Ilir Meta gjatë intervistës në Zonë e Lirë ka folur në mbyllje të saj dhe për arsyen pse ai e dekretoi Lleshin këtë javë dhe jo javën që shkoi.

Meta rikujtoi se  vetëm dje i ka ardhur kërkesa nga ana e Ministres së mbrojtjes e cila i propozonte lirimin nga detyra të Gjeneral Sandër Lleshit. Pikërisht kjo ishte arsye e cila nuk e lejonte atë të shkelte kushtetutën.

Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral. Nëse do ma kishin sjellë këtë kërkesë që më parë do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetuese’,  tha Meta.

Pyetjes së Çanit nëse e dekretoi Sandër Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit, Meta iu përgjigj: “Fake News”

Meta u pyet nëse kishte biseduar me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në takimin e zhvilluar mes të dyve më herët gjatë kësaj të enjteje, për këtë çështje. Përgjigja ishte “jo”. Gjithashtu ai mohoi që Monika të ketë ndikuar në vonimin e dekretimit të Sandër Lleshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY