Arrestohet mjeku popullor Burdushi, policia kontroll në shtëpi: Ja për çfarë akuzohet

Arrestohet mjeku popullor Burdushi, policia kontroll në shtëpi: Ja për çfarë akuzohet

419
0
Shares

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur me emrin Burdushi është arrestuar nga policia e Prizrenit.

Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Sipas mediave kosovare, Peçani akuzohet për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Policia  ka kryer dhe një kontroll gjatë ditës në shtëpinë e tij. Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Gjatë arrestimit, Burdushi i kërkoi Policisë të mos e lidhin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij.

Në pamjet që publikoi Gazeta Express gjatë arrestimit, Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mujtë mos me më lidhë, e me më ftu në mënyrë ligjore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY