Albin Kurti: Thaçi do ndjekë të njëjtën rrugë si Gruevski, do kërkojë...

Albin Kurti: Thaçi do ndjekë të njëjtën rrugë si Gruevski, do kërkojë azil politik në Rusi

54
0
Shares

Numri një i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket Hashim Thaçit. Kurti zbuloi planin e Thaçit, i cili do të kërkojë azil politik në Rusi.

Në një konferencë për mediet, lideri i Vetvendosjes, Kurti u bëri thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit, ndërsa shton se Thaçi duhet të mbetet i vetmuar.

Më tej ai paralajmëron, se ashtu si Gruevski u arratis drejt Hungarisë, edhe Hashim Thaçi do të arratiset për azil, por jo në Hungari por në Rusi.

“Askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, është shprehur konferencën për mediet Albin Kurti.

Këto deklarata, Kurti i bëri pas takimit në Francë të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me homologun e tij rus Vladimir Putin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY