Aksidenti në Qafë-Thanë, policia jep detaje mbi të plagosurit: 7 nxënës u...

Aksidenti në Qafë-Thanë, policia jep detaje mbi të plagosurit: 7 nxënës u shtruan në spital

75
0
Shares

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur në Qafë-Thanë, ku mbetën të plagosur lehtë disa gjimnazistë nga Roskoveci.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë rruga dhe kushtet e këqija atmosferike të cilat kanë sjellë që autobusi të dalë nga rruga.

Janë dëmtuar lehtë vetëm 7 të rinj ndërkohë që policia deklaron se tashmë janë larguar për në banesën e tyre.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobusi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobus udhëtonin nxënës të një shkolle të Roskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku për pasojë u lënduan lehtë shtetasit: L. V., 17 vjeçe, E. D., 15 vjeç, N. H., 17 vjeçe, B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D. V., 17 vjeç, M. V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY