Vijon protesta te bashkia e Tiranës, tension para zyrës së Velisë

Vijon protesta te bashkia e Tiranës, tension para zyrës së Velisë

138
0
Shares

Disa qindra banorë të Unazës së Re vijuan sot protestën para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shpërblimin 100% të shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen përgjatë zbatimit të projektit të Unazës së Re.

Banorët thërrasin kundër Kryetarit të bashkisë i cili u quajti një ditë më parë ‘shpellarë’ ndërkohë që kanë refuzuar edhe shpjegimin e tij se cilësimi ishte për drejtuesit e PD-së.

Përfaqësues të banorëve thanë se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe do të pendojnë projektin derisa të vendsoet për dëmshpërblimin e banesave.

Ndërkohë mësohet se Aluizni i Tiranës po bën matje fiktive në të gjithë zonën për të sfumuar protestën dhe mbajtur banorët pranë shtëpive, ndërkohë që një pjesë e tyre tashmë janë legalizuar ndërsa të tjerat janë në proces legalizimi.

Këshilli bashkiak shtyu mbledhjen e tij që ishte caktuar në orën 11.00 të paradites për shka të fyerjeve që Veliaj u ka bërë protestuesve.

Protesta e banorëve të Unazës së Re, vijon me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Opozita qëndron në krahë të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 15 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY