Taulant Muka pas dorëheqjes: Në Ministrinë e Arsimit nuk ka ujë, zyra...

Taulant Muka pas dorëheqjes: Në Ministrinë e Arsimit nuk ka ujë, zyra ku hyra ishte bosh

544
0
Shares

Taulant Muka i cili dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit 15 ditë pasi mori këtë detyre ishte i ftuar në studion e Ora News, ku shpjegoi disa nga arsyet e dorëheqjes.

Me gazetaren Beti Njuma, ai tha se problematikat në këtë institucion ishin nga më të shumtat, duke filluar me mungesën e dokumentacioneve në zyrë, deri tek mungesa e ujit të pijshëm apo letrave higjenike.

Muka: Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë.

Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme.

Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale.

Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY