“Deputetët goditën policët”, Balliu – Veliajt: “Vërteto akuzat…”

“Deputetët goditën policët”, Balliu – Veliajt: “Vërteto akuzat…”

87
0
Shares

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka sfiduar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas akuzave të këtij të fundit se deputetët e PD kanë goditur punonjësit e policisë bashkiake gjatë protestës për ‘Unazën e Re’ përballë bashkisë së Tiranë.

Deputeti kërkon nga Veliaj të vërtetojë akuzat dhe kush vërtetohet se gënjen të lërë mandatin.

Postimi i Balliut:

LALI MASHTRUESI DORËZOHU OSE RRËZOHU

Një sfidë e drejtpërdrejtë për Erionin e Griseldës.
Ai MASHTON kur thotë se deputetët e opozitës janë përplasur me Policinë bashkiake. Nëse kjo është e vërtetë unë jap DORËHEQJEN nga mandati i deputetit.
POR

 Nëse s’është e vërtetë, dorëheqjen duhet ta japësh ti, Erioni i Griseldës.
 Llaf BURRI o Erion, nëse e di çfarë do të thotë.

Por mos u mundo ta politizosh këtë protestë. Pasi kjo është e qytetarëve në mbrojtje të mundit, djersës e gjakut të një jete.

Erioni Griseldës thotë se fajin e ka Rama.
Erioni ka të drejtë, por ai është pjellë e tij dhe ekzekutuesi i urdhërave të Edi Ramës. Edhe në këtë plan të përbindshëm ku mendohet të dëbohen qytetarët nga shtëpitë e tyre pa asnjë kompensim.
Më tej ERIONI i Griseldës mashtron kur thotë se këta banorë skanë paguar taksa. Pa përjashtim të gjithë kanë paguar dhe ne do ti nxjerrim faktet edhe për këtë.
Së fundmi.
Do i lutesha qytetarëve të hapin zemrat e tyre dhe të mendojnë për një minutë se pse po luftojnë këta banorë. A kanë të drejtë apo jo? Nëse do mendohen pak do të kuptojnë se këta banorë që kërkojnë kompensimin e tyre, pasi kanë 20 vite që pagujnë taksa, pasi janë në proces legalizimi dhe kanë paguar paratë tek ALUIZNI. Sot të gjithë këta banorë kanë të drejtën e kompensimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY