VIDEO/Arkitektët prezantojnë shtëpinë e qelqit, zgjidhja për ngrohjen globale

VIDEO/Arkitektët prezantojnë shtëpinë e qelqit, zgjidhja për ngrohjen globale

202
0
Shares

Duke qënë se ndryshimet klimatike janë prezente dhe do të jenë akoma dhe më shumë në vijim, disa arkitektë po kryejnë një eksperiment, për të gjetur një zgjidhje sesi njerëzit mund ta përballojnë të ftohtin dhe të ngrohtin që pritet të vijë.

Për këtë gjë, ata po ndërtojnë një shtëpi në një shkretëtirë, për të cilën ata  kanë folur në BBC.

Arkitektëtë e  OFIS dhe kompania ‘Guardian Glass’ kanë punuar së bashku për të ndërtuar në skaj të shkretëtirës Gorafe në Spanjë këtë shtëpi të pabesueshme qelqi.

Materiali më i përdorur është xhami dhe do të jetë rezistent ndaj temperaturave  të larta gjatë ditës, ku nuk do të lejojë të përthithë të nxehtin duke e reduktuar atë në 75%. Gjithashtu shtëpia me xham do të mbijetojë përmes energjisë diellore, duke mos përdorur burime të tjera alternative të cilat do të dëmtonin natyrën.

Qëllimi i gjithë këtij eksperimenti, që nëse del pozitiv do të realizohet, është që njerëzit të mësohen të jetojnë në kushte ekstreme të motit, por dhe të arratisen nga vorbulla e një qyteti të zhurmshëm. (K.Balliu/Droni.al)

VIDEOJA SHPJEGUESE E ARKITEKTËVE-KLIKO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY