Ulje temperaturash dhe reshje, ja dy ditët më të ftohta të...

Ulje temperaturash dhe reshje, ja dy ditët më të ftohta të javës

167
0
Shares

Meteoalb ka bërë një parashikim të motit për javën në vijim, duke përcaktuar dhe ditët më të ftohta, për të cilat padyshim duhet të merrni masa.

Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të javës janë e premtja dhe e shtuna.

Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohte në të gjithë vendin.

Edhe fundjava parashikohet e kthjellët dhe e ftohtë, ndërsa dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY