VIDEO/Monumenti me gjurmë të periudhës së romakëve po shkon drejt degradimit

VIDEO/Monumenti me gjurmë të periudhës së romakëve po shkon drejt degradimit

103
0
Shares

Pamjet e fundit të publikuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë degradimin e një prej urave më të vjetra dhe të bukura të vendit.

Bëhet fjalë për një nga urat më mbresëlënëse mbi Lumin Vjosa, në jug të Shqipërisë e njohur si Ura e Beçishtit.

Ajo po rrezikon të degradojë plotësisht prej punimeve të fundit në mbikalimin e Tepelenës, por edhe prej dëmtimeve në vitet e fundit nga përmbytjet.

Ajo çka vihet re është se ura po i humbet këmbët e saj karakteristike prej guri.

Për ata që se dinë, kjo urë antiko-mesjetare ka gjurmë të periudhës romake, (gjysma e dytë e shek. I pas Krishtit) dhe më pas është rindërtuar nga Ali Pasha në fundin e shek. XVIII-të.

Ura e Beçishtit

Një nga urat më mbresëlënëse mbi Lumin Vjosa, në jug të Shqipërisë rrezikon të degradojë plotësisht prej punimeve të fundit në mbikalimin e Tepelenës, por edhe prej dëmtimeve në vitet e fundit nga përmbytjet. Ura, e cila ndryshe njihet si Ura e Beçishtit, po i humbet këmbët e saj karakteristike prej guri. Ura antiko-mesjetare ka gjurmë të periudhës romake, (gjysma e dytë e shek. I pas Krishtit) dhe më pas është rindërtuar nga Ali Pasha në fundin e shek. XVIII-të.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Dimanche 11 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY