Panucci ‘fajëson’ lojtarët: Më duket sikur po merrem me një skuadër të...

Panucci ‘fajëson’ lojtarët: Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë…

53
0
Shares

Trajneri Panucci shprehet se është i pakënaqur nga rezultatet e tanishme të Shqipërisë, dhe për këtë, fajin ua ka lënë futbollistëve të Kombëtares.

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi i bëri këto deklarata gjatë konferencës për shtyp, ku foli për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Përsa i përket refuzimit të Sadikut, Panucci u justifikua duke thënë se nuk ndihej në formën e tij më të mirë.

‘Unë e kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen. Në vend të Ramadanit të dëmtuar kam thirrur Kaçen.

Ndërkohë, për përballjen me Skocinë, trajneri shprehet se është e rëndësishme të shënojnë gol, ndërsa ka shumë rezerva për ndeshjet e fundit.

E merituam humbjen në ndeshjen e mirë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarte. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë’‘,ka thënë ai

Shqipëria do të përballet më 17 nëntor në “Loro Boriçi” në ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” në miqësoren me Uellsin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY