Kryeministri Izraelit shtyu vizitën në Shqipëri, Meta e takon në Paris

Kryeministri Izraelit shtyu vizitën në Shqipëri, Meta e takon në Paris

159
0
Shares

Në kuadër të ceremonisë së Përkujtimit të Luftës së Parë Botërore, Presidenta Meta ishte mes liderëve të tjerë të botës në Paris.

Përveçse takimit me Emmanuel Macron, Meta ka takuar dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Meta ka shkrepur një selfie me kryeministrin, duke shkruar krahas fotos se mes dy popujve ka një marrëdhënie unike.

Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen. ” shkruan Meta në facebook.

Kujtojmë se Kryeministri izraelit pritej të vinte në një vizitë zyrtare në Shqipëri disa ditë më parë, në një vizitë që shumë prej mediave e konsideronin historike. Vizita e kreut të qeverisë së Izraelit konsiderohej historike në vendin tonë, për shkak se vizita e fundit e një zyrtari të lartë datonte në vitin 1994.

Ai e anulloi vizitën, duke argumentuar se do të shtyhej për më vonë, ku shkak ishte bërë vdekja e një prej ministrave të kabinetit të tij.

Nuk ka ende një datë të mundshme, por ka shtyrë vizitën e planifikuar për nesër në vendin tonë, por vizita në Tiranë, do të ishte stacioni i parë i një turneu të Netanjahut në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.

Mediat izraelite shkruanin se vizita në Shqipëri e kryeministrit në një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY